Nervozohet Skënder Hyseni: Albin Kurtin nuk e don SHBA-ja kurse neve po

8 months ago me fal 0

Skënder Hyseni, e ka kritikuar planprogramin qeverisës të Qeverisë Kurti, duke thënë se një nga pikat më shqetësuese në këtë program është mos-përmendja e SHBA’së, si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

Hyseni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se ka vërejtur në program aspirata për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por se duhet bashkëpunuar fillimisht me SHBA’në për t’u realizuar diçka e tillë.