Kjo zonjë është shqiptarja e parë që emërohet në nivelin më të lartë të administratës në SHBA

8 months ago me fal 0

Një shqiptaro-amerikane është vlerësuar lart nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden. Bëhet fjalë për Eva Millonan, e cila është emëruar ndihmës sekretare në Departamentin e Homelande Security.

Ky është posti më i lartë që ka mbajtur ndonjëherë në administratën amerikane një shtetas shqiptar, i lindur në Shqipëri.

Millona ka studiuar drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitet 1980 dhe ka shënuar një bilanc të madh arritjesh në karrierës së saj, shkruan gazetatema.

Në Shqipëri, ajo ka praktikuar të drejtën civile dhe penale para se të bëhej gjyqtarja më e re e rrethit e emëruar ndonjëherë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, ku shërbeu nga viti 1989 në 1992.